Arrestohet në Tiranë trafikanti ndërkombëtar i drogës i dënuar me 26 vite burg. Kush është ai

Oct 11, 2019 | 17:29
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i dënuar me 26 vite burg e dy ditë është arrestuar nga policia e Tiranës për llogari të autoriteteve italiane.

policiaaa-600x360

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se në pranga ka përfunduar Fredi Voca, 45 vjeç, i cili kërkohej nga policia vendase që prej vitit 2016.

Atij do t’i duhet të qëndrojë në burg për 26 vite e dy ditë. Voca është dënuar nga Gjykata e Milanos për bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të drogës, vendim i marrë më 21 tetor të vitit 2013.

Për vite me radhë, ai është kërkuar nga njësia hetimore në Milano, por shqiptare ishte arratisur nga shteti italian. Të mërkurën e dy ditëve më parë, është arrestuar në shtëpinë e tij në mënyrë të befasishme. Tani pritet të kryhen procedurat e ekstradimit.

/S.Ll/Panorama/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura