Arrestohet miliarderi 71-vjecar, pronar i gazetës më të madhe në Hong Kong, akuzohet për…

Aug 10, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

MW-IM120_lai080_20200809231615_ZQ

Një nga figurat udhëheqëse pro-demokracisë është arrestuar në Hong Kong dhe gazeta që ai drejton është bastisur nga policia. Bastisja në “Apple Daily”, gazeta më e madhe e përditshme pro-demokracisë e Hong Kongut dhe arrestimi i Jimmy Lai-t, u dënuan nga aktivistët dhe gazetarët, të cilët thanë se kjo e sotmja shënon “ditën kur liria e shtypit vdiq zyrtarisht”.

Lai, një manjat 71-vjecar mediatik dhe financues i hapur i lëvizjes pro-demokracisë, u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë duke përfshirë djalin e tij,

Ata akuzohen për “bashkëpunim me forcat e huaja”.

“Operacioni policor është ende në vazhdim dhe nuk përjashton më shumë arrestime,”- tha policia.

Arrestimi i Lait, edhe pse jo i papritur, ka alarmuar qytetin.

Lai, i cili ka nënshtetësi edhe në Mbretërinë e Bashkuar, është figura më e njohur e arrestuar në bazë të ligjit te ri te vendosur nga Pekini, dhe nëse denohet, do të përballet me tre deri në dhjetë vjet burg, por mund te rrezikoje dhe burg përjetë”.

Ai tashmë po përballet me disa akuza për përfshirje në protestat pro-demokracisë te ndodhura vitin e kaluar.

0252c5aa-dab0-11ea-b1d3-42d340dc91a3_image_hires_170547

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura