Arrestohet me 2 armë Ballist Morina, pistoletë në brez, tjetra në makinë

Oct 7, 2015 | 9:43
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ismail Morina u kap me pistoletë Zastava në brez me 6 fishekë, ndërkohë që në makinë u gjet edhe një armë tjetër, po pa leje.

Marina ne polici
Marina ne polici

Policia e Tiranës zbardh detaje nga arrestimi i tij dhe tre shokëve me të cilët ishte në makinë në momentin e ndalimit.

Komunikata e plote e policise 
Gjate kontrollit te makines se tij ju gjet nje pistolete tjeter TT me 30 fisheke. Më daten 07-10-2015 efektivët e Komisariatit nr.1, ndaluan katër shtetas për armëmbajtje, filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të: “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” nenei 278 i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Ismail Morinaj, lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane.

Si dhe per “Moskallezimin e Krimit” parashikuar nga 300 i K.Penal ne ngarkim te shtetasve :
• Erion Bahushi , 22 vjeç lindur ne Erseke dhe banues ne Tirane
• Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues ne Tirane
• Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane

194898_3

Keta shtetas jane ndaluar dhe kontrolluar nga sherbimet e policise ne rrugen “Petro Nini Luarasi” dhe gjate kontrollit fizik te ushtruar shtetasit Ismail Morinaj, i eshte gjendur e fshehur ne trup (xhep) nje arme zjarri e tipit pistolete “Zastava “me gjashte fisheke.

Makina qe u ndalua Ballist Morina
Makina qe u ndalua Ballist Morina

Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targe AA 874 KY dhe gjendej ne shoqerine e shtetasve Erion Bahushi Denis Balla dhe Marin Rexha.

Gjate kontrrollit te mjetit ne pjeset e brendeshme te tij eshte bere e mundur gjetja dhe e nje arme tjeter pistolete tip TT si dhe 30 fishekeve per kete pistolete. Gjithashtu ne mjet eshte gjendur dhe nje gezhoje pistolete.

pistoletat

Menjehere shte bere shoqrerimi i tyre dhe i mjetit ne Komisariat dhe pas kryerjes se te gjitha veprimeve te para hetimore eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Ismail Morinaj, per vepren penale te “Mbajtjes se armeve dhe municioneve luftarake pa leje” dhe arrestimi i shtetasve Erion Bahushi Denis Balla dhe Marin Rexhaper veperne penale te Moskallezimit te Krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura