Arrestohet mafiozi shqiptar, si e zbuloi policia italiane në tualetin e lokalit

Jul 27, 2016 | 20:05
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka prangosur një shqiptar të dënuar me 20 vjet burg, e që ishte shpallur në kërkim prej vitesh. Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, duke iu referuar policisë, e cila njofton se në pranga u vu shteti Altin Tola, 51-vjec nga Durrësi.

Altin Tola
Altin Tola

Arrestimi i tij u bë gjatë një kontrolli të forcave të policisë për persona të kërkuar.

Shqiptari ra në sy të karabinierëve, pasi tregoi nervozizëm gjatë kohës që ata hynë në lokal për kontroll.

Kjo u bëri përshtypje policëve, që vendosën ta mbanin për pak kohë nën vëzhgim. Pastaj shqiptari hyri në tualet, në tentativë për t’i shpëtuar gjurmimit, por policët e ndoqën nga pas dhe e detyruan të dilte jashtë.

Gjatë kontrollit të dokumenteve ai rezultoi me identitet fals dhe shumë shpejt u zbulua edhe se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 20 vjet burg, për drogë, trafik armësh dhe pjesëmarrje në organizatë mafioze, krime të kryera mes Shqipërisë e Milanos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura