“Arrestohet” macja 007!

Jun 13, 2013 | 21:25
SHPËRNDAJE

Një mace e cila po transportonte tre telefona celularë  në një burg të Sao Paolos në Brazil është “arrestuar”.

Ngjarja e veçantë është shënuar ditën e martë, kur një roje sigurie vuri re që macja po ecte me shumë vështirësi në hapësirën e  burgut.

U zbulua që macja kishte qenë e trajnuar për të bërë furnizimet për të dënuarit. Misioni i saj ishte krejt i veçantë, duhet të dorëzonte tre telefonat celularë tek shitësit e drogës, të burgosur, me qëllim që ata të merrnin drejtimin e trafikut të drogës, duke dhënë urdhra nga brenda qelisë nëpërmjet telefonit.

Mediat raportojnë se ka patur një bum kërkesash për adoptim për macen me aftësi të veçanta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura