Arrestohet Loredana, gruaja e Mozzik. Mashtroi çiftin dhe u mori miliona franga, si qarkullonte me makinat luksoze që nuk i…

May 8, 2019 | 10:26
SHPËRNDAJE

Reperja e njohur Loredana Zefi, partnerja e Mozzik, është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.

Autoritetet e drejtësisë kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim. Loderana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern, raporton gazeta 20min.ch

Fjala është për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zviceran rreth të 50-tave në vlerë prej afro një milion frangave. Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera. Paratë pretendohet të jenë marrë përmes kanosjes dhe kërcënimit.13-1-565x1024

Çifti i ka dhënë para kesh vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është paraqitur në lojë Loredana.

Reperja ishte paraqitur me një emër të rrem tek çifti, duke u thënë se do t’ua kthente paratë në mënyrë të ligjshme. Sipas asaj që raporton “20 Minuten”, njëra nga gazetat më të njohura në Zvicër, Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann si avokate 29 vjeçare dhe hiqej se ishte e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann.

Cifti i mashtruar
Cifti i mashtruar

Kështu Petra Z. fillimisht ia kishte dhënë asaj 12 mijë franga zvicerane në një zarf, e më pas, dalë nga dalë deri në 700 mijë franga nën kërcënim dhe presion.

“Kisha frikë nga ajo. Nuk e di se cfarë është në gjendje të bëjë ajo grua”, ka thënë Petra Z. “Na thoshte vazhdimisht t’i fshijmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë”.31a2ec925c90738c2bad4a840e544a09.587x587x1

Petra thotë se madje ajo i kishte kërkuar të merrnin me qira vetura të shtrenjta, të tilla që as qeveria e Zvicrës nuk i posedon, ndërsa Loredana Zefi pasi e merrte veturën me qira, nuk e kthente asnjëherë në kohë. Megjithatë, e refuzonte të kishte marrë një BMV dhe Porche mirëpo policia e kishin gjetur njërën nga veturat të parkuar në një garazh në aeroportin e Cyrihut dhe më pas vetura i është dorëzuar kompanisë qiradhënëse të njohur si Avis.

Po ashtu, Loredana e refuzonte të ketë pasur këto vetura, por fotografitë e radarit e kanë kapur atë brenda makinës.

ggty ggfg ff tgt jh mozzik-2 52531103_2348287955407225_483289627048111018_n
mozzi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura