Rroshi merret në pyetje në Tiranë, avokati: Arrestimi i pajustifikuar

Jun 14, 2016 | 8:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës dhe urdhrin e Prokurorisë së kryeqytetit për arrestimin e kryebashkiakut Elvis Roshi.

Pas prangosjes në Kavajë, Rroshi është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë ku do të merret në pyetje për akuzat që rëndojnë mbi të, falsifikimi i dokumenteve.

elvis-rroshi-deshmite

Arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës u bë këtë të hënë pas një hetimi nga Prokuroria, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit.

Prokuroria kishte nisur ndaj kryebashkiakut të Kavajës hetimet kryesisht që më 1 Qershor.

Rroshi dyshohej se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit për Dekriminalizimin.

AVOKATI I RROSHIT: ARRESTIMI I PAJUSTIFIKUAR

Pas mbërritjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës të Elvis Rroshit, avokati mbrojtës i tij, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku ka deklaruar për mediat se masa e sigurimit “arrest me burg” “është e pajustifikuar, sepse episodet për të cilat ai akuzohet nuk janë sqaruar nga prokuroria”.

“Ka një masë sigurimi “arrest me burg” me vendim të Gjykatës së Tiranës. Është një çështje që natyrisht nuk i shmanget dot situatës së ndezur politike. Ligji, është miratuar në një kontekst shumë të ashpër të luftës politike, dhe me sa duket edhe implementimi i tij nuk mund t’i shmanget nuancave politike.

Unë mendoj se ndonëse regjistrimi i procedimit ka bazë ligjore për shkak të kaluarës së Rroshit,  duke qenë minoren në vitet ’92-’95, por kurrsesi masa e sigurimit “arrest me burg” është e pajustifikuar, sepse episodet për të cilat ai akuzohet nuk janë sqaruar nga prokuroria”, ishte reagimi i Sollakut.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga ana e specialistëve të Komisariatit të Policisë Kavajë,u zbatua urdhëri i  Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, datë më 13.06.2016 e cila ka vendosur masen e sigurise personale “Arrest me burg” për shtetasin,

Elvis Rroshi, 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga Neni 190/1 i Kodit Penal.

ÇFARË DEKLAROI RROSHI NË FORMULARIN E DEKRIMINALIZIMIT

Kryebashkiaku i Kavajes Elvis Rroshi ka deklaruar emrin qe ka perdorur me pare, Ervin, ndryshuar me vendim të Këshillit Bashkiak Kavajë ne vitin 2002.

Ai gjithashtu ka deklaruar se ka qenë i dënuar me gjobë për krim dhe kundravajtje penale, i ndaluar nga policia në vitin 2013 për goditje për shkak të detyrës dhe në hetim gjithashtu.

elvis-roshi1 elvis-roshi2 elvis-roshi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura