Arrestohet këngëtari i njohur grek/ Policia i gjeti në makinë kokainë dhe një armë zjarri

Nov 29, 2020 | 22:50
SHPËRNDAJE

Policia greke ka arrestuar këngëtarin e njohur Notis Sfakianakis pasi u kap me një sasi droge dhe armë në makinë.

notis

Sipas mediave greke arrestimi i artistit u bë rreth orës 20:00, kur policia gjatë kontrolleve për masat anti covid ndaloi rastësisht një makinë luksoze, pa e ditur që ishte këngëtari.

Pas kontrollit në makinë policia i gjeti një armë, rreth dy gram kokainë dhe një pajisje shkarkimi elektrike.

“Unë i kam për sigurinë time,” mësohet se i ka thënë Notis Sfakianakis, i cili ishte plotësisht bashkëpunues me policinë.

Ai u dërgua në Departamentin e Sigurisë Argyroupoli – Elliniko, ku u zbulua se armën që ai zotëronte e kishte pa leje.

Artisti i njohur grek përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura