Arrestohet italiani në Durrës, fshehu kokainën në çantën e të dashurës shqiptare

Aug 28, 2016 | 11:29
SHPËRNDAJE

Një shtetas italian është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi është kapur me një sasi kokaine dhe kanabisi sativa.

Policia-DurresSipas njoftimit të Policisë, shtetasi italian, Alessio Leggiadro 37 vjeç, banues në Pistoia të Italisë u arrestua pasi në çantën e të dashurës së tij, A.T. 32 vjeçe nga Kavaja u gjet një sasi kokaine dhe kanabisi.

Italiani ka thënë se droga ishte e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të planit të masave dhe ngritjes së pikave të kontrollit gjatë fundjavës me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe vënien para përgjegjësisë të personave që posedojnë lëndë narkotike, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

  • Alessio Leggiadro 37 vjeç, banues ne Pistoia Itali.

Arrestimi i ti u bë pasi:

Në lagjen Nr. 1, Durrës u ushtrua kontroll në automjetin tip Audi me targa AA 625 MT, me drejtues shtetasin D.T. 20 vjeç, banues në Kavajë, dhe pasagjere i arrestuari dhe e fejuara e tij, shtetësia A.T. 32 vjeçe, banuese në Kavajë.

Në çantën e dorës së shtetases A.T. i’u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

  • një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Shtetasi Italian deklaroi se e kishte futur ai në çantën e të fejuares, shtetases A.T.

Në vijim të zbatimit të planit të masave,  filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

  • R.K. 24 vjeç, banues në Kavajë.

Në lagjen Nr.1, Durrës, rreth orës 03:00,  gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Ford me targa BY 941 ZË, me drejtues shtetasin e mësipërm, poshtë sediles së mjetit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura