Arrestohet ish-shefi i Kabinetit të Spiro Kserës në Ministrinë e Punës. Në kërkim prej 2013-ës

Jul 30, 2015 | 23:03
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-këshilltarin e ish-ministrit Spiro Ksera, Kleves Bitro. Ai ka qene ne kerkim qe prej vitit 2013, per akuzat e falsifikimit te vizave.

ISH-SHEFI I KABINETIT,KLEVES BITRO
ISH-SHEFI I KABINETIT,KLEVES BITRO

“Me date 30.07.2015, nga ana e Seksionit te Krimit Ekonomik e Financiar dhe Seksionit te Kerkimit ne Drejtorine e Policise Tirane u be kapja dhe ndalimi i personit ne kerkim Kleves Bitro, 39 vjec, lindur ne Korce dhe banues ne Tirane. Ndalimi i ketij shtetasi eshte kryer pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendim te dates 26.11.2014 e ka denuar kete shtetas me 2 vjet burgim per veprat penale te “Falsifikimit te dokumentave” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga nenet 186/1 dhe 143/1 te K.Penal. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane”,- njoftoi Policia.

Dënimet për Kleves Bitro

Vendime të formës së prerë
 Në dt. 26.11.2014, dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, neni 143 i Kodit Penal
 Në dt. 25.07.2014, dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim, neni 183/25 i Kodit Penal
Shënim: Dy proceset e para janë zhvilluar me gjykim të shkurtuar 

Vendim i gjykatës së shkallës së parë (ende nuk ka marrë formë të prerë)
 
Në dt. 07.05.2015, dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal

Ndërkohë është nën hetim një tjetër procedim penal ndaj tij për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave”.

Abuzimet me vizat

Hetimet e Prokurorisë për abuzimet në Ministrinë e Punës, kanë zbuluar tri raste të abuzimit me dhënien e vizave amerikane.

Sipas grupit te hetimit, është zbuluar dhënia abuzive e 3 vizave amerikane disa vjet më parë për persona që nuk kanë qenë punonjës të Ministrisë, ndonëse janë hequr si të tillë.

“Bëhet fjalë për tre persona, dy meshkuj dhe një femër, të cilët me anë të paraqitjes së të dhënave të rreme nga ish-shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punës, Kleves Bitro, janë përfshirë në mundësinë e udhëtimit të përkohshëm me vizë në SHBA”, thanë burimet e hetimit.

Sipas tyre, nga tre personat, dy prej tyre kanë mbërritur në SHBA dhe nuk janë kthyer më, ndërsa një femër që kishte udhëtuar me të dhëna të rreme si punonjëse e Ministrisë, është gjetur dhe është deportuar sërish në Shqipëri.

“Aplikimi për vizë në tri rastet është bërë në rrugë elektronike dhe nga verifikimet është mësuar se IP që ka plotësuar të dhënat ka qenë e Ministrisë së Punës, dyshohet zyra e Kleves Bitros”, thanë burimet nga hetimi.

Sipas tyre, autoritetet amerikane kishin njoftuar për një trajnim 2-javor në SHBA për punonjës të administratës, ndërsa Ministria e Punës ka futur në këtë listë tre persona që nuk kanë qenë fare punonjës.

“Personat janë futur në listë me anë të paraqitjes së të dhënave të rreme sikur ishin punonjës të Ministrisë, qëllimi i vetëm ka qenë që ata të udhëtonin në SHBA për të mos u kthyer më, siç edhe ka ndodhur”, thanë burimet e Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura