Arrestohet ish-shefi i Inteligjencës në Kosovë, Salih Mustafa po transferohet në…

Sep 24, 2020 | 12:30
SHPËRNDAJE

EULEX ka arrestuar ish-shefin i inteligjencës së FSK-sëKëtë e konfirmon edhe Gjykata Speciale, e cila bën të ditur se Salih Mustafa, ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, është i arrestuari i parë, ndaj të cilit është konfirmuar aktakuza.

auto_gjykata-speciale1600792111

Salih Mustafa u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, raportojnë mediat në Kosovë.

Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura