Arrestohet ish-mësuesi, pagoi më shumë se 12 mijë femra për seks

Apr 13, 2015 | 12:09
SHPËRNDAJE

Një ish-mësues në një shkollë në Japoni ka paguar më shumë se 12 000 femra, disa prej të cilave edhe në moshën 14-vjeçare, që i takonte në Filipine gjatë një harku kohor prej më shumë se gjysmë shekulli, shkruan CNN.

Tashme në moshën 64-vjeçare, ai po përballet me akuza kriminale.

Policia japoneze e ka arrestuar burrin Yuhei Takashima pasi është fotografuar duke bërë skena të turpshme me një vajzë rreth 14 vjeçe në një dhomë hoteli në Manila dhe i prodhoi më pas këto skena në pornografi.

“Policia ka mbledhur 147600 foto që Takashima i ka bërë përgjatë aktiviteteve të tij ndër vite”, tha oficeri i policisë që merret me krimet, të cilat përfshijnë minorenët në një provincë në jug të Tokios.

Sipas oficerit të policisë fotot ruheshin në më shumë se 400 albume.

Takashima i tregoi policisë se vazhdonte të paguante për seks pasi çmimi ishte shumë i lirë. Pas përfundimit të shërbimit të tij në një shkollë në Manila, ai vazhdimisht kthehet me pushime në Filipine më qëllim që të paguante femrat për seks.

Ai deklaroi se mosha e prostitutave me të cilat shkonte ishe 14 deri në 70 vjeç.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura