Arrestohet ish-kryeminstri, ishte përfshirë në një skandal korrupsioni

Sep 19, 2018 | 19:04
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri malajzian, Najib Razak, u arrestua për një skandal korrupsioni shumë milion dollarësh.

Komisioni Malajzian Anti-Korrupsion (MACC) tha se Razak u arrestua për një skandal korrupsioni në lidhje me fondin shtetëror malajzian 1Malaysia Development Berhad (1MDB).

Ish-kryeministri është marrë në paraburgim në Putrajaya, ndërsa ai do të dalë përpara gjykatës së Kuala Lumpur Sessions të enjten.

42090726_2126000717424179_2326308055932731392_n

Më 4 korrik, ai u deklarua i pafajshëm dhe u lirua me kusht prej një milion ringjanë Malajzisë , që kapin vlerën e reth 241.475 dollarëve.

Akuzat kundër Razak mund ta dënojn atë deri me 20 vjet burg.

“1MDB”,  i kryesuar nga Razak, ka qenë objekt i një hetimi global të pastrimit të parave.

Skandali ka shkaktuar hetime në vende të shumta në të gjithë globin, përfshirë SHBA-të dhe Zvicrën.

Hetimet e Singaporit, të cilat filluan në vitin 2015, kanë rezultuar në sekuestrimin e llogarive bankare.

Autoriteti Monetar i Singaporit urdhëroi Bankën Private Falcon të ndërpresë operacionet në Singapor tetorin e kaluar./Klan Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura