Arrestohet ish-kreu i i shërbimit sekret të Maqedonisë, kushëriri i Gruevskit

Nov 20, 2018 | 22:49
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i shërbimeve sekrete në Maqedoni, Sasho Mijallkov është arrestuar, pasi Gjykata Themelore e Shkupit i ka caktuar masën e arrestit 30 ditor.

42C39EB3-2014-481F-A5AF-8D28EDEC8068_w1023_r1_s

Sipas Gjykatës Themelore, se ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për shkak të rrezikut për arratisje të mundshme, ndërsa gjykatësi i procedurës parahetimore i ka caktuar 30 ditë paraburgim, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Ish-shefi i policisë sekrete po gjykohet për shpërdorim të detyrës në të paktën katër procese që kanë të bëjnë me manipulim të procesit zgjedhor, dhunë të porositur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Lube Boshkovski, keqpërdorime financiare, e vepra tjera penale.

Sasho Mijallokov është kushëri i parë i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili po ashtu është dënuar me dy vjet burgim, ndërkohë që po zhvillohet edhe disa procese tjera gjyqësore për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i Sasho Mijallkovit vjen disa orë pasi Nikolla Gruevski njoftoi ka marrë statusin e azilit politik nga autoritetet hungareze, ku është strehuar, menjëherë pasi policia kishte nisur ta kërkojë për ta dërguar në vuajtjen e dënimit me burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura