Arrestohet i riu në Muriqan, kishte 21 pako kanabis te kondicioneri i makinës

Jul 6, 2016 | 8:57
SHPËRNDAJE

Policia kufitare e Muriqanit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi në automjetin e tij iu gjetën 21 pako me kanabis.

1460197066pranga-arrestim

Policia bën me dije se në pranga u vu Eldi Aldisha, 23-vjeç, banues në Tiranë.

Sipas saj, në automjetin me targa AA 689 JD që drejtohej nga Aldisha, ka konstatuar në depozitën e gazit të kondicionerit disa pako me kanabis të mbështjella me natriban.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve ku gjatë kontrollit të imtësishëm rezultoi se në brendësi të bombulës së gazit ishin 21  pako, gjithsej 15 kg e 373 gr kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura