Arrestohet i riu në Mamurras, në banesë iu gjet edhe një armë gjahu. Dyshohet se…

Jul 10, 2020 | 10:20
SHPËRNDAJE

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person, pasi dyshohet se ka tentuar të kultivojë kanabis.

lezhe

Arrestimi i shtetasit E. Z., 25 vjeç në fshatin Goleme, Mamurras është bërë pasi në një pronë publike janë konstatuar disa bimë narkotike cannabis sativa, që dyshohet se i përkisnin të riut.

Më pas gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet edhe një armë gjahu pa leje.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit me dronë dhe me këmbë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Goleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike, disa bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:

E.Z., 25 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjet dhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura