Kush është i arrestuari që tentoi të vriste Mimoza Kusari-Lilën

Oct 8, 2015 | 10:28
SHPËRNDAJE

Para pak çastesh është arrestuar një i dyshuar për tentativë vrasje ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

auto_mim1444291460

Gazeta Express ka mësuar se i arrestuari për tentimvrasjen e Mimoza Kusarit, është Mikel Qupi, punëtor i Zyrës së vendit, në fshatin Bishtazhin, të komunës së Gjakovës.

Gjithashtu, Qupi, është edhe pronar i një pompe të benzinës në ketë fshat.

Sic ka mësuar GE, Qupi është anëtar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Kjo parti ka qenë në koalicion të vazhdueshëm me ish Kryetarin e Gjakovës, Pal Lekaj.

Megjithatë nuk ka asnjë indikacion tjetër që ky organizim të ketë qenë pjesë e ndonjë skenari për të kryer atentat politik ndaj Kryetares aktuale, Mimoza Kusari. Fjalën e fundit për ketë pritet ta thonë organet e drejtësisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura