Arrestohet egjiptiani që mori peng anijen me dy marinarë shqiptarë

Jun 28, 2016 | 15:46
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Egjipt kanë arrestuar sot në drekë marinarin egjiptian, Adel Salam, i cili rrëmbeu dhe mori peng anijen e peshkimit “Çelepia2” dhe dy marinarë shqiptarë.

SalamSipas burimeve, Salam është arrestuar në Aleksandëri nga policia egjiptiane. Ndërkohë, nuk dihet fati i dy marinarëve shqiptarë ende.

Ai nuk ka bërë rezistencë dhe është dërguar në paraburgim ku do të merret në pyetje nga autoritetet egjiptiane për rrëmbimin e anijes.

Salam ka kërkuar nga pronari anijes 70 mijë euro, në të kundërt do të digjte anijen. Ai pretendonte se nuk ishte paguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura