Arrestohet duke vjedhur një Mercedes benz, grabitësi i makinave në kryeqytet

Mar 2, 2015 | 12:24
SHPËRNDAJE

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 28 vjeçar pasi ka vjedhur një automjet dhe është përpjekur të largohet.

Momentet e arrestimit

Sipas burimeve zyrtare, i arrestuari Aldo Alla lindur dhe banues në Krujë, rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:40, në vendin e quajtur rruga “Vangjel Noti”, në Laprakë, kur Alla ka vjedhur automjetin Mercedes benz ML-320 me targa DR6420E dhe në tentativë për tu larguar është kapur në flagrancë nga forcat policore.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se Alla është dhe autor i vjedhjes së 3 automjeteve të tjera në Tiranë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura