Arrestimi i Frrokut dhe Doshit, 50 minuta kontroll në banesën e Tomës, u mor laptopi. Frrokut iu mor ora me kamera dhe një USB (FOTO)

Mar 27, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Shtetit ekzekutoi dje urdhrin e Prokurorise se Pergjithshme dhe vuri ne pranga deputetin e PKD-se, Mark Frroku dhe deputetin socialist te Shkodres Tom Doshi.

Ora 21:40 Sipas avokatit te Mark Frrokut, Saimir Vishaj, klienti i tij dhe deputeti Tom Doshi jane ne te njejtin ambient, por ne dhoma te ndara. Ata nuk komunikojne me njeri tejtrin, tha Vishaj.

Ne oren 17:30 me nje makine ML gri, deputeti Tom Doshi ka mberritur ne drejtorin e Policise se Tiranes, i shoqeruar nga forca policie. Ndersa dy minuta me heret, ka mberritur ne Policine e Tiranes edhe Mark Frroku. Aktualisht te dy deputetet ndodhen ne ambientet e shoqerimit. Ndersa avokatet respektive thane se nuk eshte bere ende marrja ne pyetje, nuk ka nje njoftim zyrtar se kur mund te ndodhe. 

Makina qe mori Tom Doshin tek dera e shtepise

Ne Policine e Tiranes para mberritjes se makinave te policise me deputetet e arrestuar, ishin te pranishem edhe dy avokatet e Doshit, Vladimir Meçi, Ferid Muçaj dhe dy avokatet e Mark Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj.

Arrestimi i Mark Frrokut

Ne oren 17:17, perfundoi kontrolli i imtesishem ne banesen e deputetit Doshi, qe ka zgjatur pothuajse rreth 50 minuta.

Merret laptopi ne banesen e Tom Doshit

Sipas avokatit mbrojtes Vladimir Meçi, gjate kontrollit nuk ka qene i pranishem Prokurori, por mesohet se policia ka mbajtur procesverbal dhe nuk ka gjetur asgje e kundraligjshme. Por burimet e Gazetes Panorama thone se ne banesen e Doshit eshte marre nje laptop, te cilit pritet t’i behet ekspertiza. 

Ardhja e Tom Doshit ne Policine e Tiranes

Familjaret nuk e hapen deren, kerkuan debimin e medias

Qe prej ores 16:30, ne banesen e Doshit kishte nisur kontrolli i policise, dhe deputeti socialist ka qendruar ne banese, pasi ka te drejte te qendroje teksa ushtrohet kontroll. Raportohet se ne banesen e Doshit kane qene te gjithe familjaret te cilet kerkuan debimin e medias qe te mos filmonte me pretendimin se banesa eshte prone private dhe nuk duhet te behet publike.

Gjithashtu mesohet se fillimisht familjaret e deputetit Doshi nuk e kane hapur deren e baneses, por me pas policia ka mundur qe te hyje dhe te kryeje procedurat.

Arrestohet Frroku, ne banese u mor nje ore me kamera dhe nje USB 

Sakaq, rreth ores 16:30 policia vuri ne pranga deputetin Mark Frroku, ne ambientet e firmes se tij tek zona e Misto Mames. Kontroll banese eshte bere edhe ne banesen e deputetit Frroku, dhe sipas burimeve, ne banesen e tij jane marre nje ore me kamera dhe nje USB.

Vetem pak minuta para arrestimit te Doshit, avokati i ketij te fundit eshte shprehur se kjo gje mund te ndodhe vetem me vendim te Gjykates se Larte. Edhe avokatet mbrojtes te Frrokut thane se ky veprim, eshte nje turp per Prokurorine.

Pas vendimit të Kuvendit me heret gjate dites, që i dha leje prokurorisë të arrestojë Tom Doshin dhe Mark Frrokun, dy deputetët nisën konsultimet me avokatët e tyre për të organizuar mbrojtjen në gjykatë.


Prane baneses se Tom Doshit, policia largoi kamerat qe filmonin

Pak pas seancës se sotme plenare, në një prononcim për mediat Doshi tha se nuk i trembet arrestimit. Gjithashtu edhe deputeti Mark Frroku ne fjalen e tij ne Kuvend tha se eshte i hapur per hetimin, ndersa nenvizoi se nese Kuvendi i hapte rruge arrestimit te dy deputeteve, do te vendoste keshtu nje precedent qe do sillte me pas edhe arrestimin e pothuajse gjysmes se deputeteve te Kuvendit.

Banesa e Doshit teksa po kontrollohej nga policia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura