Arrestohet Benzema, drejtonte makinën pa patentë

May 20, 2015 | 14:06
SHPËRNDAJE

Futbollisti francez i Real Madridit, Karim Benzema është arrestuar nga policia spanjolle, pasi është kapur për herë të tretë duke drejtuar makinën pa leje

Por siç duket kësaj here policia spanjolle nuk ka toleruar duke e ndëshkuar yllin e ‘Los Blancos’.

Francezi është arrestuar në orët e vona teksa ishte duke ngarë një makinë të tipit ‘Rolls Royce’ dhe ishte i shoqëruar me një femër

Gjithnjë sipas asaj që shkruan ‘Mundo Deportivo’, Benzema ka insistuar duke thënë se kishte harruar dokumentet në shtëpinë e tij, por kur kanë shikuar të dhënat policia kanë parë që Benzema nuk ka ndjekur kursin për ta rimarrë lejen.

Benzema pas arrestimi është liruar ndërsa atij i është ngritur një akuzë dhe mund të dënohet pasi është hera e tretë që ai kapet nga policët spanjollë pa patentë shoferi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura