Arrestohet ‘avokati’, i mori para një personi për procedurat e kredisë, por…

Aug 4, 2020 | 11:31
SHPËRNDAJE

Arrestohet një person që hiqej si avokat dhe merrte para nga persona në këmbim të shërbimeve që do u ofronte.

pranga12-587x389

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me DVP Shkodër, arrestuan shtetasin i cili ishte shpallur në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura