Kapet i fshehur autori i vrasjes në Kombinat, ja çfarë tha para Policisë

May 30, 2016 | 17:12
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar për vrasjen e ndodhur paraditen e sotme në Kombinat.

Majtas, autori i vrasjes: Alban Hyka, djathtas viktima:Luan Koprencka
Majtas, autori i vrasjes: Alban Hyka, djathtas viktima:Luan Koprencka

Alban Hyka është arrestuar në fshatin Pinet, në tentativë për t’iu fshehur uniformave blu.

Hyka akuzohet se ka vrarë me thikë Luan Koprenckën pas një sherri.

Sipas Policisë, Hyka nuk ka bërë rezistencë dhe ka pranuar vrasjen e 55-vjeccarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura