Arrestohet autori i dytë që përdhunoi 26-vjeçaren shqiptare në Itali

May 30, 2016 | 15:46
SHPËRNDAJE

Karabinierët e Roma Appia kanë arrestuar autorin e dytë që përdhunoi 26-vjeçaren shqiptare Besjana Kosturi disa javë më parë në Itali.

rome

Mesohet se ai është rumun, dhe kishte gisht në rrëmbimin dhe përdhunimin e vajzës së profesorit shqiptar Vladimir Kosturi.

Personi i dytë i arrestuar ishte arratisur pas krimit dhe ishte shpallur në kërkim.

Policia vuri në dispozicion edhe një helikopter, e pas krehjes së të gjithë zonës së kampit të romëve ku kishte ndodhur ngjarja, policia ndaloi rumunin brenda një kasolle.

Atij iu gjet edhe një nga rrobat që vajza kishte treguar në denoncimin e saj se e kishte veshur mbrëmjen e përdhunimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura