Arrestohet 4 persona në Tiranë, dyshohet se vidhnin kasafortat e bizneseve

Jun 18, 2018 | 12:20
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona si të dyshuar për 10 grabitje të disa vilave dhe bizneseve. Sipas informacioneve paraprake grupi dyshohet se përbëhej nga 10 persona të cilët.

Sipas të dhënave nga polica grabitësit janë kapur në zonën e Saukut. Në automjetin me të cilin udhëtonin janë gjetur armë, kapuça, doreza dhe sende të cilat dyshohet përdoreshin për hapjen e bravave të dyerve të bizneseve dhe kasafortave.

arrestim

Ndërkohë po bashkëpunohet dhe me komisariatet e tjera të kryeqytetit për të zbuluar nëse ky grup ka lidhje me grabitje të tjera kasafortash të ndodhura gjatë tre muajve të fundit në Tiranë.

Identitetet e të arrestuarve momentalisht nuk bëhen të ditura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura