Arrestohet 30-vjeçari në Qafë Botë, i gjenden 9 pako me marjuanë në automjet

Jan 20, 2018 | 16:30
SHPËRNDAJE

Një 30-vjeçar është arrestuar sot në pikën kufitare të Qafë Botës, pas një kontrolli që i është bërë në automjetin e tij.

Sipas informacioneve 30-vjeçari Leonsi Imeraj, por tentonte të kalonte kufirin, por gjatë kontrollit në makinë e tij i janë gjetur 9 pako me rreth 10 kg marujanë.

droga qafe bote

është gjetur në mjetin që drejtohej nga Leonsi Imera, 30-vjeç, lindur ne Gjirokastër dhe banues në Hormovë, Tepelenë.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.01.2018, në dalje të RSh në PKK.Qaf Botë, në vijën e dytë shërbimet e Policisë Kufitare në bashkepunim me doganën kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjetin tip ”Ford” me targa AA 608 FD, me drejtues shtetasin L.Imera.

Si rezultat i kontrollit u konstatua se në serbatorin e mjetit kishte ndërhyrje ku në brendësi të tij u gjetën 9 pako më lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë 9.7 kg.

Nga ana e Strukturave Policore u bë shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë i shtetasit L.Imera, 29 vjeç, banues në Tepelenë, ku prej Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve u kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale për arrestimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura