Arrestohet 14-vjeçari me pistoletë “Zastava”. Ku e kishte fshehur

Sep 23, 2020 | 13:56
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka arrestuar një 14-vjeçar, i cili u kap me një pistolete “Zastava”. Sipas policisë arma e zjarrit iu gjetë në çantën e dorës.

pistolete“Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura