Arrestohen tre shqiptarë në Itali, akuzon terror me armë dhe vjedhje të disa banesave

Sep 3, 2018 | 12:02
SHPËRNDAJE

Policia në Itali kishte disa ditë që kishte pikasur një bandë shqiptarësh, dhe po i hetonte për disa vjedhje.

Sot në orët e para të mëngjesit në një operacion të mirë organizuar janë arrestuar tre shqiptarë, të cilët janë gjetur në një shtëpi.

1444323303948.jpg--verifica_su_soldi_falsi__truffa__finto_carabiniere_in_azione

Ende nuk janë bërë të ditur emrat e të arrestuar, por sipas mediave në vend kjo është ende një çështje nën hetim.

Mediat në Itali shkruajnë se  tre të arrestuarit kishin në pronësi makinë të fuqishme.

Po ashtu mësohet se gjurmimi për të arritur deri tek tre hajdutët shqiptarë, por ata akuzohet se gjatë një nate kanë përhapur panik pasi kanë qëlluar me armë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura