Arrestohen në flagrancë dy burra, Policia: Bashkëshorteve të tyre ata…

Jul 13, 2020 | 15:49
SHPËRNDAJE
Foto ilustrim
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura