Arrestohen “magjistarët”, u merrnin para dhe dhunonin seksualisht femrat e pasura

Feb 26, 2015 | 7:44
SHPËRNDAJE

Policia e Torinos ka arrestuar dy “magjistarë” me akuzën e mashtrimit dhe dhunës seksuale. Një 75-vjeçar dhe një 52-vjeçare, duke pretenduar se posedojnë fuqitë okulte magjike, i detyronin viktimat e tyre të paguanin shuma të mëdha parash dhe t’u nënshtroheshin riteve seksuale për t’u “de-vampirizuar”. Marinello Antoni dhe Flavia Giuseppina Zuccarello u arrestuan në Ventimiglia, ndërsa ktheheshin nga Franca, raportojnë mediat italiane.

Arrestohet çifti mashtrues

Magjistarja e rremë përdornte aftësinë e saj bindëse për të ‘peshkuar’ fenra, duke përfshirë edhe të mitura, me të ardhura të mira ekonomike, për t’ja prezantuar më pas bashkëpunëtorit të saj. Njerëzit me probleme emocionale ose psikologjike përfundonin deri në nënshtrim të plotë përballë çiftit.

Policia ka evidentuar të paktën 12 raste të dhunës seksuale, por dyshohet se numri është më i lartë.

Hetimet nisën pas ankesës së prindërve të një vajze minorene, e cila u kishte dorëzuar 5.000 € mashtruesve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura