Arrestohen grabitësit e banesave, policia: Akuzohen për 12 vjedhje

Jul 7, 2015 | 9:46
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka goditet një grup me veprimtari kriminale ne vjedhjen e banesave, duke vënë në pranga 2 persona, të cilëve u janë dokumentuar së paku 12 raste vjedhjesh. 

Ne flagrancë janë arrestuar Saimir Kuçi, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe shtetasi Ervis Ramaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

“Në rrugën “Njazi Demi”, janë kapur në flagrancë në kohën që po vidhnin banesën e shtetases V.T”- njofton policia.

Sipas saj nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, janë autor edhe të 11 (njëmbëdhjetë) veprave penale në territorin e Komisariatit nr.2

Vjedhjet
Vjedhje banese dhënë më datë 01.01.2015,
vjedhje banese dhënë më datë 25.01.2015
vjedhje banese dhënë më datë 24.01.2015
vjedhje lokal dhënë më datë 27.01.2015
vjedhje lokal dhënë më datë 26.02.2015
vjedhje lokali dhënë më datë 20.03.2015
vjedhje lokali dhënë më datë 05.03.2015
vjedhje lokali dhënë më datë 16.03.2015
vjedhje banese dhënë më datë 21.04.2015
vjedhje banese ne tentative më datë 13.06.2015
vjedhje banese dhënë më datë 23.06.2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura