Arrestohen dy të rinj që vidhnin mbrojtëset në “Rrugën e Kombit”

Mar 28, 2015 | 18:11
SHPËRNDAJE

Dy të rinj janë arrestuar sot pasi janë kapur duke vjedhur kavot e çelikta të rrjetave pritëse të gurëve në “Rrugën e Kombit”. 

Sipas policisë të arrestuarit janë Nikoll Cera, 22 vjeç, Gerald Brozi, 19 vjeç.

Dëmtime në “Rrugën e Kombit”

Arretsimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur ‘Maja e Malthir’, tek muri mbrojtës i fshtatit Gziq në Mirditë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti veturë tip ‘Ford Fiesta’ me targë AA 381 JT dhe një kabull me gjatë si 7 metra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura