Arrestohen 5 persona në Elbasan, akuzohen se prodhonin dhe shpërndanin heroinë e kokainë

Feb 26, 2015 | 22:38
SHPËRNDAJE

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit me akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Nga operacioni i koduar “VAZHDIMI”, thuhet se një person është shpallur në kërkim, ndërsa ndaj një tjetër shtetasi të arrestuar më parë dhe që aktualisht është duke vuajtur dënimin në burg, rëndon akuza e trafikimit të armëve dhe municioneve.

“Janë kapur dhe arrestuar ne flagrance shtetasit Storado Spiro Sadushi, vjec 20, lindur e banues ne Elbasan, Manushaqe Hysni Sadushi, vjec 65, lindur e banues ne Elbasan, Rudina Jordan Sadushi, vjec 43, lindur e banues ne Elbasan, Erind Samit Miraka, vjec 23, lindur e banues ne qytetin e Gramshit, Andi File Bracja, vjec 20, lindur e banues ne fshatin Tunje te rrethit Gramsh”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa shtetasi me iniciale S. S, është shpallur në kërkim dhe ka filluar procedimi penal për shtetasin Ervin Besim Basha, vjec 32, lindur e banues në qytetin e Gramshit, i cilì është duke vuajtur dënimin për vepren penale “Trafik armesh e municiomesh” në burgun e Peqinit prej 8 vjetësh.

Ndaj tij, rëndon edhe akuza e bashkëpunit me personat e siperpërmendur, që sipas policisë, bënin shpërndarje të lendeve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis sativa, në qytetet Gramsh dhe Elbasan.

“Gjate operacionit jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 1kg e  800 gr heroine, 380 gr kokaine, 3 gr kanabis sativa, 20 gr fara kanabis sativa, 670 fisheke model 56 te kalibrit 7.62 mm, 400 euro, 7 aparate telefonash celulare, dy peshore elektronike te cilat perdoreshin per peshimin e lendes narkotike. Vepra penale te cilen dyshohet se kane konsumuar keta shtetas eshte “Prodhim dhe shperndarje te lendeve narkotike” e kryer ne bashkepunim.”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura