Katër të rinj janë vënë në pranga, të akuzuar si grabitës banesash në Bulqizë. Sipas të dhënave të policisë mësohet se në pranga janë vënë shtetasit F, Loca nga Dibra, G, Rica nga Mati, Mario Bela dhe K, Pepa nga Lezha.
Drejtori i policisë ka organizuar shërbimet gjatë natës, pas ankesave të shumta të banorëve dhe denoncimeve të shpeshta për vjedhje banesash dhe në 04.00 të mëngjesit janë kapur të akuzuarit.
Atyre u janë gjetur sende kompromentuese, si doreza, kapucë, maska dhe dy automjete me të cilat bënin lëvizjet. Mësohet se të gjithë janë persona me precedentë të mëparshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al