Arrestimi që konsiderohet “minierë ari”, zyrtari turk: Kemi kapur motrën e al-Baghdadit

Nov 5, 2019 | 8:03
SHPËRNDAJE

Turqia ka thënë se ka zënë motrën e liderit tashmë të vdekur të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi në veri të Sirisë.

BCFC9306-CF71-4104-B733-2BB0471445A0_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s

Agjencitë e lajmeve, Reuters dhe AP kanë cituar një zyrtar të ketë thënë se Rasmiya Awad, 65-vjeçare, burri dhe gruaja e djalit të saj janë ndaluar më 4 nëntor.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se të tre personat kanë qenë të shoqëruar nga pesë fëmijë afër një qyteze të kontrolluar nga Turqia në veriperëndim të Sirisë.

I njëjti zyrtar e ka konsideruar arrestimin “minierë ari” duke shpresuar se personeli i inteligjencës do të mbledhë informacione nga motra e Baghdadit për punën e IS-it.

Pas vdekjes së Baghdadit muajin e kaluar, një person me emër Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është emëruar lider i grupit ekstremist më 31 tetor.

Baghdadi, i cili ka udhëhequr militantët e grupit Shteti Islamik nga viti 2014, ka vdekur më 26 tetor gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Pavarësisht pse ky grup tani ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të territorit që dikur ka zotëruar në Siri dhe Irak, Shteti Islamik vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë. Rel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura