Arrestimi në Gjermani i Arbër Çekajt, flet për herë të parë zyrtari i Ministrisë së Brendshme

May 4, 2018 | 22:46
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se po vijojnë hetimet për persona të tjerë që mund të jenë implikuar në kokainën e kapur në Durrës. Në një lidhje direkte për Ora News në edicionin e lajmeve, Lamallari u shpreh se bashkëpunimi me Gjermaninë ka filluar tre orës pas kapjes së 613 kg kokaine.

Numri dy i ministrisë së Brendshme, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë rezultate të reja në lidhje me operacionet që janë ndërmarrë.

besfort

Intervista me Ilva Taren

Prej sa kohësh bashkëpunuat me policinë gjermane për të konkluduar në operacionin e prangosjes së sotme?

Besfort Lamallari: Që nga momenti që është kryer sekuestrimi i drogës, 3 orë më pas menjëherë janë njoftuar DEA amerikanë dhe autoritetet gjermane pasi kishim dyshime se personi në fjalë gjendej në Gjermani  dhe ai moment kanë filluar hetimet intensive. Ka pasur informacione të ndërsjellta me autoritetet gjermane për të mundësuar lokalizimin e këtij personi. Ka pasur edhe ekspertë të policisë shqiptare që kanë shkuar në Gjermani në mënyrë që të bëhej arrestimi i tij.

Ilva Tare: A mund të ketë persona të tjera në lidhje me 613 kg kokainë që u kap në Durrës?

Besfort Lamallari: Ky është një hetim që vazhdon, po bëhet edhe me shtetet e tjera paralelisht për të zbuluar për çdo person që mund të jetë i implikuar në këtë pjesë. Autoritet shqiptare janë të interesuara për të cuar hetimet sa më larg të jetë e mundur

Ilva Tare: Kur mund të mbërrija Arbër Çekaj në Shqipëri, sipas procedurave që kanë edhe autoritetet gjermane?

Besfort Lamallari: Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe ata janë të interesuar ta marrin sa më shpejt që të jetë e mundur kërkesën për ekstradim në rrugë diplomatike. Zyra e Interpol Tirana po plotëson të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që ne ta dërgojmë këtë kërkesë dhe kjo pastaj është cështje procedurash dhe afate kohore.

Ilva Tare: Ka një afat kohor?

Besfort Lamallari: Unë nuk mund të përcaktoj afate, jemi të interesuar që ky proces të plotësohet dhe afatet të jenë sa më të shpejta në kohën më të shpejtë të mundur.

Ilva Tare: Xhafaj tha se po zhvilloheshin operacione në Gjermani dhe Spanjë. A mund të ndani me publikun nëse ka të reja nga ndonjë operacion i ngjashëm si ky në ndonjë vend tjetër?

Besfort Lamallari: Ka hetime në bashkëpunojmë intesivisht edhe në kuadër të operacionit Forca e Ligjit. Në këtë moment Xhafaj po falenderon autoritetet gjermane për këtë bashkëpunim që rezultoi i suksesshëm. Ka hetime me shtete të tjera. Sot Xhafaj paralëjmëroi edhe rastin e Spanjës. Dy ekspertë të task forcës speciale kanë qenë në Spanjë dhe ato janë kthyer do të shkojnë prap javën që vjen. Në këto moment është zbuluar një rreth më i gjerë personash duke përfshirë edhe shtetas të tjerë spanjollë dhe kolumbinë në lidhje me këtë rast të disa ditëve më parë. Aktualisht jemi të fokusuar edhe në hetime policore edhe ndaj pasurive të tyre dhe agjencive që mund të kenë kontribuar në ndryshimet e identitetit. Bashkë me autoritet spanjolle sot në mënyrë proceduriale konsiderohet një rast i përmbyllur. Ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm i policisë shqiptare asaj spanjolle dhe Europolin. Është bërë referimi në prokurori për këtë rast, tani mbetet rasti edhe në Spanjë. Javën që vjen pritet që ekspertë nga policia shqiptare të shkojnë në Spanjë.

Ilva Tare: A ka lidhje mes Arbër Çekaj dhe kokainës së kapur në Spanjë?

Besfort Lamallari:  Janë hetime që po kryhen, këto i përkasin dosjes hetimore, edhe nëse do të isha polic  dhe prokuror detyra ime ishte të mos zbuloja shumë detaje pasi nuk ndihmon procesin hetimor. Ne jemi të interesuar në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtare. Edhe kredibiliteti i tyre nuk vihet në lojë. Shumë shpejt do të kemi rezultate të mëtejshmë në këto operacione që ne kemi ndërmarre.

Ora News

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura