‘Arrestimi’/ Lidhja me Gadafin, ngrihet akuza për Sarkozy. Ish-presidenti: Hakmarrje për…

Mar 22, 2018 | 8:49
SHPËRNDAJE

Ish-presideni i Frances, Nicolas Sarkozy eshte vene zyrarisht nen akuze. BBC raporton se gjykatësit francezë kanë ngritur aktakuzë ndaj ish-presidentit Nicolas Sarkozy për korrupsion dhe financim të paligjshëm të fushatës, në lidhje me dyshimet se ai ka marrë fonde nga diktatori libian, Muammar Gaddafi për fushatën e tij më 2007, kanë thënë zyrtarët.

sarkozi

Akuzat vijnë pasi Sarkozy për dy ditë është marrë në pyetje nga policia anti-korrupsion në Nanterre, në veri-perëndim të Parisit.

Ai u lirua të mërkurën pas dy ditëve qe u mor ne pyetje mbi financimin e fushatës së tij të vitit 2007. Sarkozi, 63 vjeç, ka mohuar te kete lidhje me keto akuza.

Gjyqtarët janë duke hetuar mbi dyshimet se regjimi i Gaddafit në mënyrë të fshehur i ka dhënë Sarkozyt 50 milionë euro për fushatë.

Kjo shumë është dyfishi i shumës së lejuar për financim të fushatës në Francë.

Sarkozy thotë se akuzat jane hakmarrje për vendimin e tij për të vendosur fluturime luftarake franceze gjatë kryengritjes që e përmbysi Gaddafin në vitin 2011.

Politikani i qendrës së djathtë dështoi në përpjekjen e tij për t’u kthyer në pushtet në vitin 2012, duke humbur ndaj socialistit François Hollande.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura