Arrestimi i Vangjush Dakos, Salianji: Ndante si plaçkë pasuritë publike dhe pronat në bregdet. Nëse do ishte vepruar më parë shumë gjëra do të ishin ndryshe

Jun 6, 2023 | 19:52
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje urdhër-arrestin e SPAK për ish- kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Capture

Salinaji tha në News 24 se Dako është një nga personat më të korruptuar në vend, ndërsa vlerësoi punën e SPAK dhe kërkoi inkurajimin për të vijuar në këtë rrugë.

“E vonuar në kohë se pse kemi bërë dhjetëra denoncime për të, jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për vepra shumë më të rënda, për shpërblim të grupeve kriminale për aktivizimin e tyre në zgjedhje, për shkatërrimin e zgjedhjeve, korrupsion masiv etj.

Një lajm i mirë për qytetarët, duhet inkurajuar SPAK të godasë në nivele të tilla dhe në nivele zyrtarësh në detyrë. Nëse do ishin marrë parasysh denoncimet tona mund të ishin shpëtuar jetë në rastin e pallatit në Durrës. Për shkak të këtij personazhi në Durrës nuk kishte zgjedhja të lira, pasi ndante si plaçkë pasuritë publike e tokat në bregdet, dhe duke shpërblyer me ofiqe grupet kriminale.

Kam publikuar edhe më parë fakte se si qarkullon me pjesëtarë të tillë. Ajo që duhet të bëjë shoqëria dhe që opozita e ka bërë, është që është vendosur në fokus si një nga personat më të korruptuar në vend. Nëse do ishte vepruar më parë, gjithçka në politikën shqiptare do ishte shumë më ndryshe sot.

Pengesa politike e vonesa procedurale, një rast ku e kemi ditur që ka pasur një shoqërim të këtij personazhi në SPAK. Sipas burimeve është kërkuar arrestimi i tij, por që koha që i lihet në dispozicion personave me këtë rrezikshmëri shoqërore i bën ata të fshehin prova të mundshme dhe tregon mbështetjen politike që jep kryeministri Rama”, tha ai.

Salianji ka folur edhe në lidhje me një paralelizëm të mundshëm me rastin e ish-ministrit Tahiri.

“Rasti i parë real i goditjes në nivele të larta, çdo zyrtar do ndjehet i barabartë para ligjit e drejtësia do godasë në nivele të lartë. Rasti i zotit Tahiri ka nisur nga ish-prokuroria e krimeve të Rënda. Përveç skepticizmit, duhet të vlerësojmë aktin e sotëm nga SPAK. Bërja e një qyteti të pajetueshëm dhe goditjen e kundërshtarëve, varfërimin e qytetarëve, është një prej rasteve tipike që duhet të merret shembull për të pasur goditje të tjera të këtij niveli”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura