Arrestimi i Vangjush Dakos, avokati Sokol Hazizaj: Ish kryebashkiaku rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg

Jun 6, 2023 | 21:51
SHPËRNDAJE

Avokati Sokol Hazizaj ka deklaruar se ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako rrezikon deri në 7 vite burg.

-800-0-61fb79f94e58b

Ai u shpreh në emisionin “Open” se është ende edhe për ta është e paqartë se për cilat dyshime është ndaluar për një masë sigurie kundër gjykatës së shkallës së parë.

“Ende edhe për ta është e paqartë se për cilat dyshime është ndaluar për një masë sigurie kundër gjykatës së shkallës së parë. Kjo masë nuk është vetëm për shpërdorim të detyrës. Për shpërdorim detyre, mund të fusësh këdo funksionar publik.

Së pari ka qenë kryetar bashkie, lidhet me funksionin e ushtruar ndër vite. Në rastin e Tahirit ishte gjykatë pas gjykate. Dako rrezikon deri në 7 vite burg. Për shpërdorim detyre, nuk mendoj se masa e sigurimit të burgimit është e gjetura, e duhura. Gjithsesi i mbetet gjykatës”, u shpreh Hazizaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura