Arrestimi i tunizianit i bën ‘gropën’ dy shqiptarëve/ Si u shkatërrua grupi i shpërndarjes së kokainës dhe çfarë u sekuestrua

May 28, 2020 | 14:53
SHPËRNDAJE

Karabinierët e Kajros Montenotte kanë vënë në pranga dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafikimin e kokainës.

policia italiane

Mediat vendase shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit me iniciale R.Z., 36 vjeç dhe G.P., 32 vjeç, të cilët jetonin në Albenga, në rajonin Terraconiglio.

Si nisën hetimet

Masat për arrestimin e dy shqiptarëve dolën nga hetimet e nisura pas arrestimit të një qytetari tunizian, S.J., 38 vjeç, të cilit gjatë një kontrolli i janë gjetur dhe sekuestruar 27 gram kokainë. Policia ka bërë me dije se ndalimi i shtetasit tunizian është bërë sapo ishte takuar me dy shqiptarët.

Më pas hetimet vijuan me vëzhgime të përsëritura ku në pranga ra edhe një tjetër shtetas tunizian S.R., 22-vjeç, me banim në Sanreno, te cilit pas kontrollit iu gjet rreth 12 gramë kokainë.

Ndërsa ditët e fundit u vu re një rritje e kontakteve të disa personave me shqiptarët dhe bazuar ne kete fakt policia vendosi që në 23 maj të ndërpresë veprimtarinë kriminale, duke i ushtruar kontroll shqiptarit  R.Z., sapo doli nga shtëpia.

Nga kontrolli i kryer policia gjeti rreth 45 gram kokainë. Më kontrolli vijoi në shtëpinë e tij ku u gjetën dhe sekuestruan 450 gramë lëndë narkotike, peshore, rreth 11 mijë euro të gatshme, që mendohet se janë mbledhur si rezultat i shitjes së drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura