“Arrestimi i tij nuk është i padrejtë”- Këngëtarja flet për miqësinë me Zogun e Tiranës: Nuk më foli asnjëherë për …

Feb 20, 2020 | 11:13
SHPËRNDAJE

Arrestimi i Zogut të Tiranës për shfrytëzim prostitucioni ishte një nga ngjarjet  më të komentuara në Shqipëri, për faktin se ai ishte personazh publik.

Pasi Hermes Nikaj u fut në burg shumë emra të tjerë të njohur dolën në përgjime si pjesë e rrjetit të prostitucionit, ku ai akuzohet se ishte përfshirë.

Dhe mikja e tij, këngëtarja Silvana Dollapi ka folur për herë të parë rreth ngjarjes.

Dollapi u shpreh se i erdhi keq për arrestimin e Hermes, ndërsa theksoi se ai asnjëherë nuk i kishte folur për këto biseda.

“Me thënë të drejtën më erdhi keq për arrestimin e tij. Unë kam pasur një lidhje shumë të mire dhe nuk i kam servirur këtë pjesën që është bërë tabu në Shqipëri dhe normale që nuk më ka hapur ndonjëherë nga këto lloj bisedash. Unë kam pasur marrëdhënie të mirë dhe më vjen keq,”- u shpreh ajo e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Ndërsa pyetjes nëse është e padrejtë ajo çfarë i ndodhi Hermes, Silvana u përgjigj: “Edhe pa të drejtë ndoshta nuk është, por edhe të të mbajnë kot. Por prapë më vjen keq sepse edhe kaq shumë rëndë nuk besoj që ka qenë.”

Këngëtarja u shpreh se nuk ka kontaktuar ende me Zogun e Tiranës pas arrestimit të tij.

“Nuk kam kontaktuar me të pas arrestimit sepse nuk kam pasur mundësi se ku të kontaktoj. Kisha dëshirë të bisedoja me mamanë e tij se kam pasur shumë shoqëri por nuk kam rënë në kontakt akoma. I uroj të dalë sa më shpejt. Besoj se është diçka që do përfundojë shumë shpejt,”– përfundoi Silvana.

  \

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura