Arrestimi i të shumëkërkuarit për tjetërsimin e pronave në Lezhë, vjen reagimi nga policia

Mar 22, 2018 | 9:20
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar dhe një tjetër person i cili dyshohet se është i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Panorama mësohet se i arrestuar është Lekë Frroku, të cilin e kanë arrestuar në afërsi të Rinasit gjatë një kontrolli të rastësishëm.

Sipas informacioneve në momentin e arrestimit Lekë Froku ka qenë në shoqërinë e dy femrave.

Mësohet se Frroku ka qenë një ndër organizatorët e skemës së tjetërsimit të pronave.

330612_3Njoftimi i policisë

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim.

Më datë 21.03.2017, rreth orës 17:00, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për hetimin e korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

-Lek Frroku, 47 vjeç, banues në Mamurras.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura