Arrestimi i të dashurit të Viola Spiros, reagon Çani: Ajo është simpatike, por…

Nov 27, 2017 | 10:37
SHPËRNDAJE

Lajmi për arrestimin e të riut Valentin Sulaj si një nga bosët e drogës, i cili është edhe i dashuri i prezantueses së njohur Viola Spiros, bëri mjaft “zhurmë” në media.

Më së shumti u fol për lidhjen e bukuroshes së ekranit, e cila për rreth 3 vite është në një narrëdhënie me të, mirëpo edhe pse është munduar që ta mbajë të fshehtë këtë lidhje dhe identitetin e tij, kohë më parë kanë qarkulluar foto të tyret në rrjetet sociale dhe në mediat online.viola-spiro-i-dashuri-1

Ndërsa ditën e djeshme ka pasur një reagim të fortë nga nëna e saj e cila i ka dalë në krah të bijës duke shkruar ndër të tjera se vajza e saj nuk është pazar lekësh, po ashtu një reagim ka ardhur edhe nga Arjan Çani.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Zonë e Lirë” në Facebook, ai ka shkruar se nuk duhet që të përgojohet dhe të bëhet objekt i paragjykimeve në këtë histori Viola, pasi ajo nuk e ka bërë kurrë publik të dashurin e saj.

Statusi i plotë i Çanit:

Viola Spiro nuk e ka hedhur ndonjeher ne publik dashnorin e saj. Ndaj sot nuk ka perse te behet objekt i paragjykimeve mediatike. Violen e njoh pak por me eshte dukur nje prezantuese simpatike. Sot jam me Violen dhe jam kunder atyre qe e pergojojne

caniii

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura