Arrestimi i të dashurit të Viola Spiros, media italiane: Një nga bosët kishte blerë hotelin luksoz në Shqipëri

Nov 26, 2017 | 22:53
SHPËRNDAJE

Aksioni që u finalizua me shkatërrimin e bandës së trafikut të kokainës në Itali, mes të cilëve u prangos edhe Valentin Selaj, i dashuri i Viola Spiros erdhi pas një hetimi së paku 2 vjecar.

1

Gazeta italiane shkruan se shefi Giacinto Profazio, pas dyshimeve të para, dha autorizimin për hetime të detajuara që zgjatën së paku dy vjet për zbulimin e kanalit të furnizimit me kokainë.

Mes kurioziteteve, gazeta veçon pak detaje nga ata që i quan bosët e drogës në këtë rrjet trafiku. Një nga bosët ishte i dhënë pas Al Pacinos, adhurues i tij, një fan i madh. Këtë e tregojnë edhe fotot e tij me të cilat kishte mbushën vilën, e që u pa pas aksionit të policisë në të. Në vilën e tij kishte imazhe pa fund të idhullit të tij në rolet e tij më të famshme. Fundi ishte i keq, ai u kap.  Një tjetër kishte blerë hotelin më luksoz në Shqipëri, me qindarkat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura