Arrestimi i të dashurit të Viola Spiros, hetimet nisën pas sherrit të shqiptarëve

Nov 26, 2017 | 15:30
SHPËRNDAJE

Dalin të tjera detaje nga operacioni i madh në Itali për shkatërrimin e bandës që merrej me trafikun e kokainës, mes të cilëve, sipas medias italiane u vu në pranga edhe i Valentin Selaj, i dashuri i Viola Spiros.

1

E njëjta gazetë italiane që shkruan për Violës, si vajza e kopertinave dhe e botës së modës, jep edhe detaje rreth operacionit.

Thuhet se në operacionin për shkatërrimin e bandës së trafikut të drogës kanë qenë edhe dy femra nga prokuroria e Amsterdamit. Maaike van Kampen dhe Justine Asbrock dhe një tjetër nga ajo holandeze. Nga Firenze një tjetër grua u nis për hetime bashke me kolegët holandezë, shkruan “Panorama”.

Gjithë hetimi për këtë nisi nga një sherr në rrugë mes shqiptarësh për kontrollin e territorit ku ata vepronin. Por nga hetimet doli se pas kësaj fshihej shumë më tepër se një histori sherri për 3 apo 4 prostituta.

bos

Shefi Giacinto Profazio, dha autorizimin për hetime të detajuara që zgjatën së paku dy vjet për kanalin e furnizimit me kokainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura