Ka pasur presion ndërkombëtar për arrestimin e Tahirit? Rama: Mua…

Apr 19, 2018 | 21:32
SHPËRNDAJE

Duke iu referuar deklarates se bere pak dite me pare qe per arrestimin e ish ministrit Saimir Tahiri duhet të sjellë një fakt prokuroria, Sokol Balla e pyeti kryeministrin Edi Rama nese realisht a ka pasur presion ndërkombetar ndaj jush që peshku i madh të ketë një emër konkret të ish ministrit tuaj?

rama real

Ja pergjigja e Rames:

U bë kjo puna e pEshqve pak si banale por s’ka rëndësi. Sa iu përket presioneve, unë e kam thënë dhe herë tjera, presion mua në shqip apo gjuhë të huaj s’më bën dot njeri, kushdo te jetë, kësaj qeverie, sa të jem unë në krye të saj, si bën dot presion njeri.

A ka individë dashamirës apo jo, që janë të interesuar të kuptojnë më shumë për këtë cështje, duke qenë të huaj, patjetër që ka. Patjetër ka pasur interesim për të kuptuar si qëndron cështja se e gjithë balta e propagandës së këtushme është përcjellë andej dhe natyrisht njerëzit andej nuk gdhihen dhe ngrysen me Shqipërinë, shkojnë drejt të vërtetës duke dëgjuar një palë, pastaj dëgjojnë palën tjetër.

Tahri është kërkuar të arrestohet 2 ditë pasi ka dalë një publikim i përgjimeve të dy personave të tjerë, të dy përfaqësuesve të llumit të shoqërisë ku përmenden dhe emri i ti, pa u pyetur ai vetë, prokuroria ka kërkuar arrestimin në shkelje të plotë të kushtetutës dhe ligjit duke iu referuar imunitetit”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura