Arrestimi i shqiptarit më të kërkuar, ‘Gucci’ në Kolumbi/ Gazetari: Skuadra e zbulimit e fotografoi kur doli në ballkon, u siguruan se ishte ai pasi…

Sep 26, 2022 | 13:32
SHPËRNDAJE

Një nga kriminelët shqiptarë, më të kërkuar në Europë që njihej me nofkën “Gucci” përfundoi në prangat e policisë kolumbiane pasi u tradhtua nga tatuazhi dhe padurimi i tij për të dalë në ballkon.

-640-0-deniz-1664177802

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga arrestimi në Kolumbi i Deniz Klironomit.

Shqiptari i kërkuar nga Interpoli për llogari të autoriteteve këtu, është identifikuar pasi skuadra e zbulimit i kishte bërë një fotografi nga momenti që po qendronte në ballkon.

Prania e tatuazhit karakteristik të tij në trup, ka bërë që policët kolumbianë të sigurohen se bëhej fjalë për personin që po kërkonin dhe kane zhvilluar aksionin.

Policia ishte kujdesur që të kishte shumë gazetarë dhe kameramanë në momentin që do të kryente arrestimin.

“Deniz Klironomi është vendosur në Amerikën Latine për t’i shpëtuar kërkimit nga Interpoli në fillim, por duke ndejtur në ilegalitet normalisht ka krijuar marrëdhënie me kartelet e drogës atje. Kështu ka nisur edhe trafikun e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Qyteti ku ai rrinte ka portin më të madh të Kolumbisë në Atlantik dhe nga ky port janë dërguar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine në Europë”, tha gazetari Artan Hoxha në Abc news, duke shtuar se shqiptarët që merren me trafik kokaine në Amerikën Latine mbajnë dokumente të shteteve të Bashkimit Europian dhe jo të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura