Arrestimi i Sekretarit të Konsullatës në Rodos, Ministria e Jashtme Turke akuza Greqisë: Ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të…

Dec 18, 2020 | 18:40
SHPËRNDAJE

Pas disa ditësh heshtje, Ankaraja ka reaguar nw lidhje me arrestimin e sekretarit të konsullatës turke në Rodos, Sebachattin Bairam, nën akuzwn e spiunazhit.

cavusoglu-arthro

Në një deklaratë tw fortw, Ministria e Jashtme turke “dënon arrestimin e Bairam, sekretar i Konsullatës së Përgjithshme Turke në Rodos dhe akuzon Greqinë për shkelje të dispozitave të Konventës së Vjenës, si dhe të drejtën për liri dhe siguri.”

Në të njëjtin njoftim, Ministri i Jashtëm turk vëren se raportet e mediave greke shkelin prezumimin e pafajësisë dhe “shënjestrojnë stafin tonë dhe familjen e tij”.

Hapat e nevojshëm janë marrë nga autoritetet greke në lidhje me hetimet që besohet të jenë kryer nga qarqe të caktuara të gatshëm për të rritur tensionet në marrëdhëniet me Turqinë. Ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e stafit tonë ”, përfundon njoftimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura