Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, SPAK: Administratori i një subjekti i dha ryshfet për të përfituar tenderin në mënyrë të paligjshme. Inxhinieri bëri dërgesën

Jun 4, 2023 | 19:28
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka zbardhur detaje nga hetimi që çuan në arrestimin e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

9e3d5d39-9629-4845-942b-4cd8d03c4a45

SPAK bën me dije se nga hetimet është zbuluar se Duro ka marrë ryshfet nga administratori i operatorit ekonomik “ ‘DRICONS” sh.p.k, Vladimir Topi në mënyrë që ky i fundit të përfitonte në mënyrë të paligjshme tenderin e MSH për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Sipas SPAK, ka qenë inxhinieri i këtij operatori që ka marrë shumë e parave prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekësh nga banesa e Topit dhe ia ka dërguar një gruaje me iniciale L.Sh. e cila ishte personi që kishte njohur me Joana Duron.

84573c38-f4ce-4ad6-b522-0bb8047e28cf
Joana Duro

Njoftimi i SPAK

Në vijim të njoftimit të datës 03.06.2023, informojmë se në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023,  hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 03.06.2023 dhe 04.06.2023 urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj shtetasve V. T. dhe S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nene 245 dhe 25 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasja J.D., me funksionin Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në shumën 330.000 lekë), është dhënë si ryshfet nga shtetasi V.T., administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases L. Sh., e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, J. D., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura