Arrestimi i porositësit të vrasjeve në Elbasan/ Dyshohet se Erion Alibej organizoi edhe vrasjen së Bujar Çelës, zbardhet motivi i krimeve të bujshme

Sep 18, 2020 | 18:47
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit vuri në pranga Erion Alibejn, organizator dhe porositës i dy vrasjeve të bujshme në Elbasan atë të Emiljano Ramazanit e Regis Runajt.

Erion Alibej Bujar Cela vrasje Elbasan

Por News 24 raporton se krahas këtyre dy vrasjeve Erion Alibej që shpesh përdorte edhe emrat Erion Dylgjeri apo Andrea Alibej, dyshohet të jetë porositës edhe i vrasjes së vëllait të Talo Çelës.

Bujar Çela u ekzekutua ditën e djeshme në Elbasan, ndërsa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal, para se të nisej për në punë.

Dyshohet se motivi i vrasjeve të jetë konkurrenca mes grupeve kriminale që trafikojnë droga të forta jashtë shtetit.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektivi i një atentati me armë që përfundoi në masakër ditët e fundit të dhjetorit 2018.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi.

Erion Alibej
Erion Alibej

Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë.

Erion (Andrea) Alibej, së bashku me vëllain e tij, Endrit Alibej u arrestuan më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.

Në kuadër të këtij operacioni u goditën në 2013, dy grupe shqiptarësh, i pari me 3 anëtarë që vepronin në Francë dhe pjesa tjetër që vepronte në Itali dhe drejtohej nga vëllezërit Alibej.

Dyshja nga Elbasani administronte një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit dhe furnizoheshin me lëndë narkotike nga shqiptari Sajmir Serjani, banues në Torino, i identifikuar si anëtar i një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në Holandë e me depozita kokaine në Torino, Alessandrino e në provincën e Milanos.

LEXO EDHE: 

U arrestua si porositës i dy vrasjeve të bujshme në Elbasan, kush është 34 vjeçari. Nga trafiku i 10 mln euro kokainë te…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura